Grabitje në Prishtinë

Një person ka raportuar në polici se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së gjatë i kanë grabitur para.

Siç njofton policia rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe të dyshuarit më veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 13.09.2023 – 03:48. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së gjatë i kanë grabitur para. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Ky është 29 vjeçari që dyshohet se vrau mbrëmë babanë e gruas së tij – kjo e fundit para disa ditësh e kishte raportuar të zhdukur në polici