Grabitje në një pompë derivatesh në Mitrovicë, hajni i armatosur merr pazarin ditor
Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një pompë derivatesh në Zhabar të Mitrovicës.
Sinjali mëson se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur që të marrë rreth 300 euro të pazarit ditor dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Burimet kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tij për intervistim.