Burri nga Shtimja i tha gruas “nuk ki me shku në punë” dhe e ofendoi rëndë, i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar një muaj paraburgim të pandehurit R.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhuna në familje”.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri “R.Sh., më 19 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Shtimes, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare në vazhdimësi me dashje ushtron dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij – H.Sh., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke përgatitur për të shkuar në punë, i pandehuri fillimisht me një ton të lartë i thotë “nuk ki me shku në punë” dhe pastaj e ofendon me fjalë të rënda. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim emocional, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, njofton gjykata.

Lexo edhe:  Këta janë gjashtë të dyshuarit që u rrahën ditën e Vitit të Ri në Pejë, përfunduan në pranga