Grabitje e armatosur në një pompë të benzinës në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë të benzinës në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Sipas burime të Indeksonline, dyshohet se një person me motoçikletë ka kryer veprën.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj”, ka thënë Shabani.

Tutja ai ka njoftuar se dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve

Lexo edhe:  Ish deputetja e VV-së e quan Kurtin “tregtar flamujsh”, ia kujton disa foto