Grabitje e armatosur në Lipjan, policia del me detaje  

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në qytetin e Lipjanit.

Viktima ka raportuar se dy persona përmes kanosjes së armës kanë vjedhur prej tij një shumë të parave të gatshme.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori.

Lexo edhe:  Gjykata e urdhëron “Burdushin” të shkojë në burg në shtator për vuajtjen e dënimit me 4 vite e 6 muaj burgim