Grabitja në Veternik, kjo është gjendja e të plagosurve të cilët po trajtohen në Intensiv

Që nga e hëna e kaluar, Fahri Ademi po vazhdon trajtimin në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
42-vjeçari u plagos nga të shtënat me armë zjarri gjatë një grabitjeje të armatosur afër qendrës tregtare “Albi Mall”.

Lidhur me gjendjen e tij i cili po trajtohet në QKUK, për lajmi.net, drejtori i klinikës së Intensives, Shaqir Uka, ka thënë ai po vazhdon të marrë trajtim mjekësor Intensivë.

“Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor në njësinë e mjekimit intensiv këtu në QKUK, po bëjmë gjithçka që gjendja e tij të përmirësohet”, ka thënë Uka.

Teksa shton se gjendja e tij shëndetësore mbetet e njëjta pa ndonjë ndryshim.

Po ashtu në këtë klinikë po merr trajtim edhe i dyshuari për grabitje, Millosh Vukojeviq, gjendja e të cilit vazhdon të jetë e rëndë.

“Edhe gjendja e tij vazhdon të jetë akoma e rëndë”, ka thënë Uka.

Një tentim-grabitje ka ndodhur të hënën e kaluar në hapësirat e jashtme të Qendrës Tregtare “Albi Mall” në Veternik.

Cak i hajnave kishte qenë një automjet i kompanisë së sigurimit që bartte para.

Mes punëtorëve të sigurimit dhe grabitësve pati shkëmbim zjarri, ku u plagosën dy persona, nga një prej secilës palë.

Ndërkaq prokuroria ka njoftuar se, në bashkëpunim me hetuesit policorë, vazhdon të jetë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë rast. /

Lexo edhe:  Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste të ndara të grabitjeve