Grabitet një person në Prizren: Hajnat ia marrin telefonat dhe paratë – Policia i arreston dy prej tyre

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet.

Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Kështu ndodhi në orët e para të së mërkurës në Prizren, ku një person është përballur me disa grabitës që ia zunë pritën dhe e tmerruan.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, ku të dyshuarit arritën t’ia grabisin viktimës rreth 80 euro dhe dy telefona e më pas u zhdukën.

Rasti po hetohet nga stacioni policor në Prizren dhe si rezultat u identifikuan dy persona të dyshuar dhe të njëjtit u arrestuan.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Nexhdet Mrasori, komandant i stacionit policor, i cili tha se dy të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Sivjet iftari po shërbehet gratis në Mitrovicë në tendën e vendosur tek parkingu afër xhamisë së madhe