Grabitet një filial i bankës BKT në sheshin e Prishtinës, arrestohet nga Policia

Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në njërën nga pikat e Bankës Kombëtarë Tregtare (BKT). Në videon që e ka siguruar Ekonomia Online shihet momenti kur Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar.

Rastin për EO, e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. PK bën të ditur se janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar për vjedhjen.

“Arrestohet një person për grabitje Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëher pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”.

Lexo edhe:  4 vitamina që shërojnë mushkëritë pas pirjes së duhanit