Goran Rakiq jep dorëheqje nga pozita e ministrit në Qeverinë Kurti

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiq ka njoftuar se kanë marrë vendim për të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës.

Rakiq gjithashtu ka thënë se jep dorëheqje edhe nga poizita e ministrit që mban në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenj revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Lexo edhe:  Pësoi djegie të mëdha pas një aksidenti në punë, kërkohet ndihmë për kosovarin