Gold AG kritikon shqiptarët që dëgjojnë Cecën dhe fshin miq në Facebook

Reperi i njohur Gold AG shfaqi qëndrimin e tij kritik ndaj shqiptarëve që dëgjojnë muzikë nga artistë serbë, veçanërisht këngëtaren Svetlana Raznatovic – Ceca.

Gjatë emisionit “Krejt N’debat”, ai u shpreh i zhgënjyer që shumë shqiptarë vazhdojnë ta dëgjojnë Cecën, të cilën e lidhi me figura të errëta të historisë së rajonit, duke përmendur edhe bashkëshortin e saj, Arkanin.

Gold AG tha se ka fshirë nga lista e miqve në Facebook disa persona që kanë pëlqyer faqen e Cecës ose kanë bërë “check in” në Graçanicë, duke theksuar se nuk mbështet këtë lloj ndikimi kulturor.

Qëndrimi i tij shkaktoi reagime të ndryshme në opinion dhe në rrjetet sociale, ku disa e mbështetën si një qëndrim të fuqishëm kombëtar.

Lexo edhe:  Mungesë e rrymës në këtë ditë mjaft të ftohtë