Goditet nga plumbi bredhës një grua në Prishtinë, policia jep detaje
Në Prishtinë, një grua është goditur nga një plumb bredhës.
Policia ka thënë se ajo është jashtë rrezikut për jetë.
“Mund të veçohet një rast në Prishtinë, i cili në konsultim me prokurorin policia e ka iniciuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ku një plumb bredhës ka goditur një qytetare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rreziku për jetë.”