‘Gjyqi’ që përgjaku rrugët e Podujevës: Personat e përfshirë në plagosje u përleshën me armë pasi dolën nga Gjykata

Një ngjarje e rëndë çoi peshë qytetin e Podujevës në orët e para të pasdites së sotme. Dy persona shndërruan rrugën ‘Nuhi Gashi’ në qendër të qytetit në skenë krimi, pasi që plumbat që u shkrepën nga armët e tyre lanë të plagosur tre persona, ndër ta një kalimtar rasti.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur para objektit të Gjykatës në Podujevë, ku personat e përfshirë në rast kishin qenë pjesë e një seance gjyqësore për shkak të një plagosjeje që kishte ndodhur mes tyre gjatë vitit të kaluar në fshatin Gllamnik.

Komandanti i stacionit policor në Podujevë, Njazi Jashari, tha për Sinjalin se të dyshuarit janë identifikuar dhe janë marrë të gjitha veprimet hetimore për t’i kapur ata.

02 Press do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Tragjike: Humb jetën një fëmijë 1-vjeçar në Viti, dyshohet se axha i tij e goditi me traktor