Gjykata Speciale kryen bastisje në banesën e ish këshilltarit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale është duke kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, mëson express nga burimet e saj.

Shala ka qenë këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi.

Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në Prizren – hajni hyn në shtëpinë e çiftit dhe largohet me stoli ari, para e çanta luksoze me vlerë mbi 20 mijë euro