Gjykata Speciale i kryen pushimet, rifillon gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë sot kthehen nga pushimet verore.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’. Pushimi veror në DHSK filloi më 29 korrik, dhe përfundoi më 16 gusht 2024.

Gjatë kësaj periudhe nuk janë mbajtur seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore kanë qenë në minimum.

Megjithatë, gjykata ishte plotësisht funksionale dhe puna vazhdoi në të gjitha seksionet e DHSK-së.

Gjatë pushimit palët kanë mundur të paraqesin parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhduan të jenë në fuqi.

Lexo edhe:  Katër të lënduar në një aksident mes veturës dhe autobusit në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë