Gjykata njofton se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares u tentua të sulmohej

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se i akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi, është transferuar për në Burgun e Sigurisë së Lartë, pasi është tentuar të sulmohej.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, ka thënë për KOHËN se kjo gjykatë ka aprovuar kërkesën e Shërbimit Korrektues për transferimin e Ekrem Rexhepit, meqë sipas saj, të paraburgosurit e tjerë kanë tentuar ta sulmojnë.

“Shërbimi Korrektues ka kërkuar nga Gjykata të bëhet transferimi i të akuzuarit, pasi personat e tjerë brenda qendrës së paraburgimit kanë tentuar ta sulmojnë atë. Gjykata ka aprovuar kërkesën për transferim”, ka thënë Gashi.

Sipas SHKK-së, Rexhepi nuk është sulmuar, por se është transferuar në mënyrë që të parandalohet ndonjë sulm i mundshëm ndaj tij.

Lexo edhe:  Nesër 1 vit nga vrasja e Afrim Bunjakut në Banjskë, vëllai i tij rrëfen për herë të parë telefonatën e fundit me të