Gjykata në Mitrovicë urdhëron arrestimin e ish-eprorit të lartë policor në veri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar letërrreshtim vendor ndaj ish-shefit të operativës rajonale në veri të Mitrovicës, Zhelko Bojiq  i cili dyshohet për veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Sinjali ka siguruar urdhëresën e cila duhet të zbatohet nga të gjitha stacionet policore, duke përfshirë edhe pikat e kalimit kufitar.

Sipas aktakuzës së ngritur ndaj tij më 19 qershor 2020, ai dyshohet për një rast që kishte ndodhur gjatë vitit 2015 në veri të Mitrovicës, kur  Njësiti anti-drogë po zhvillonte një aksion që synim kishte kapjen e një sasie të madhe drogë nga një automjet Land Rover.

Dyshohet se me urdhrin e Bojiqit, njerëz të caktuar të krimit, kishin arritur ta pengojnë Njësitin anti-drogë, duke pamundësuar kështu aksionin policor.

Bojiq ka më shumë se dy vite që gjendet në arrati dhe nuk gjendet fare në Kosovë.

Lexo edhe:  Ishin të punësuara mbi 170 gra, kjo është fabrika që u përfshi nga zjarri sot në Podujevë