Gjykata merr vendim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj personit që dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten pejane, Mrika Nikqi.

Zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti, ka bërë të ditur për Sinjalin se Flori Beqirit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndryshe, Mrika Nikçi, gjatë ditës së djeshme ka publikuar videon që shfaq momentin kur ajo sulmohet seksualisht, derisa shtoi se është në gjendje të rëndë emocionale dhe s’mund të flasë më shumë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Media e afërt me Vuçiqin: Do të dorëhiqet qeveria dhe presidenti