Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn, vendos për ekstradimin drejt Kosovës
Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest në burg” për reperin Noizy dhe Dj Crax.
Top Channel, raporton se seanca u shqyrtua me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani.
Vendimi i gjykatës:
Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjithshëm Tiranë.
2. Te vleftësojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshëm, të kryer në datë 07.08.2024, ora 07:30, për qëllime ekstradimi, të shtetasit R. R..
3. Te caktojë ndaj shtetasit R. R., masën shtrenguese “Arrest në burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.
4. Te vleftësojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshëm, të kryer në datë 07.08.2024, ora 08.00, për qëllime ekstradimi, të shtetasit B. B..5. Te caktojë ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.
6. Një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë, sipas përcaktimeve
të nenit 495, pika 4 të Kodit të Procedurës Penale.
7. Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Pergjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
9. Shpalljen e moskompetencës tokësore dhe dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës si gjykata kompetente e vendbanimit të Shtetasit R. R..
U shpall në Tirane, sot në datë 08.08.2024