Gjuajtje me armë zjarri te lokali “Bon Vivant” në Prishtinë

Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash te lokali Bon Vivant në Prishtinë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se një person ka shtënë me armë brenda lokalit dhe për pasojë dyshohet se ka të lënduar.

Policia dhe Autoambulanca tashmë janë në vendin e ngjarjes, por që ende nuk dihen detajet e tjera.

Lexo edhe:  Serbia arreston një shqiptar, iu gjetën flamuj e bluza me mbishkrimin UÇK – dyshohet se do të përdoreshin në ndeshjen Serbi-Shqipëri