Gjuajtje me armë zjarri në një mishtore, Policia e Kosovës del në vendngjarje  

Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga ky rast të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tregoi ai për Paparacin.

Lexo edhe:  BE-ja e dënon Serbinë, ia kushtëzon bisedimet e anëtarësimit