Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, Policia e arreston një person

Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në komunën e Gjakovës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

”Rreth orës 20:15 janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Stacioni policor në Gjakovë iu ka përgjigj rastit ku ka arrestuar një person dhe ka konfirkuar një armë pistoletë”, tha ai.

Ndërsa shtoi se me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

Lexo edhe:  Therje me thikë në Vushtrri: 25-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, arrestohen të dyshuarit