Gjuajti me armë në dasëm, policia arreston 21 vjeçarin në Skenderaj
Në orët e paradites së sotme, në Stacionin Policor në Skenderaj, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në fshatin Ternavc, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një Pistoletë me dy gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F.H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’’.