Gjuajtën me armë zjarri, Policia arreston dy të rinj në Istog – konfiskohet një AK47 dhe një pistoletë

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave. Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu ndodhi edhe në një aheng në Saradran të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u arrestuan janë Denis Osmanaj dhe Leutrim Miftaraj.

Sipas informacioneve, gjatë bastisjes, Policia ka gjetur një AK-47 me municion si dhe armë me gaz.

Kujtojmë se mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim ose me gjobë.

 

Lexo edhe:  Supremja vendos: Qytetarët kanë të drejtë t’i kërkojnë paratë që u janë faturuar për rrymën në veri