Gjobitet me 500 euro dhe 5 pikë negative, shoferi nuk respektoi masën mbrojtëse

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person, pasi që ai nuk ka respektuar masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”.
Me këtë rast, policia, ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i njëjti është gjobitur 500€, 5 pikë negative.

“Mos respektimi i masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”!

Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i njëjti është gjobitur 500€, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti.”

Lexo edhe:  Llapjanit i vidhen kosheret me bletë brenda të cilave kishte rreth 300 kg mjaltë