Gjobiten dy kundërvajtës që vozitën si “të çmendur” në Gjilan

Janë gjobitur dy kundërvajtës për tejkalim shpejtësie, sot në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, ata janë hasur duke vozitur me shpejtësi 171 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është deri 80 km/h, shkruan lajmi.net.

Të dy ata janë gjobitur me 300 euro dhe u është ndaluar vozitja e mjeteve motorike për tre muaj, ku njërit prej tyre iu është vazhduar ndalimi i vozitjes, duke marrë parasysh se kishte dënim paraprak.

Lexo edhe:  Rrëfimi emocional i qytetarit për arsyen pse migroi në Francë: Shkova për t’i shëruar dy fëmijët, më vdiqën në moshën 17 dhe 32 vjeçare