Gjilanasi shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon ish të fejuarës te puna, përfundon në ndalim për 48 orë

Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave e grave në Kosovë po vazhdon të jetë mjaft i madh dhe në shumicën e këtyre ngjarjeve të trishta, të dyshuar janë partnerët e tyre.

Shumë gra vendosin t’i ndajnë rrugët me burrat abuzivë, por as në këtë formë nuk arrijnë të shpëtojnë nga problemet.

Sinjali mëson se në hall me ish të fejuarin e saj është edhe një 23-vjeçare nga Gjilani, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së sotme.

Bazuar në informacionet e para, ish i fejuari i saj i ka shkuar te vendi i saj i punës, përkundër që viktima posedon urdhër mbrojtës dhe e ka shqetësuar.

Përballë kësaj situate, e reja e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Lexo edhe:  Një hoxhë denoncohet se e “kidnapoi” një vajzë për grua të dytë, ai thotë se e mori me qejf