Gjilan: Burri me bashkëshorten ia rrah gruan nipit të tij, plas sherri në familjen e tyre

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjilan, ku sërish viktimë e dhunës është një grua. Këtë herë të dyshuar për rastin janë një çift, burrë e grua.

Sinjali mëson se burri i dyshuar bashkë me gruan e tij e kanë rrahur bashkëshorten e nipit të tij për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, në përleshje është futur edhe burri i viktimës, i cili ka tentuar t’i ndalojë të dyshuarit.

Lidhur me rastin, Policia i ka arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari kryesor u dërgua në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar.

Lexo edhe:  Rama: Sheshi deri te Posta, më vonë deri te “Rrethi i Flamurit”