Gjilan, arrestohen katër vetë për shitblerje të kokainës dhe heroinës

Policia e Kosovës sot ka arrestuar katër persona në Gjilan si të dyshuar për përfshirje në shitblerje të substancave narkotike.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, të dyshuarit në bashkëpunim dhe me qëllim të përfitimit material kanë organizuar shitblerjen e substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në 4 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar:

–          1,549.2 kilogramë heroinë,

–          54.7 gramë kokainë,

–          2.010 euro para të gatshme,

–          1 Armë e shkurtë Zoroki dhe 1 karikator me 15 fishekë,

–          1 telefon mobil Samsung,

–          3 peshore elektronike dhe

–          1 automjet BMW.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Lexo edhe:  Tragjike: Bie nga lartësia teksa po punonte, humb jetën 55-vjeçari në Tiranë