Gjest i mrekullueshëm: Mërgimtari mitrovicas Arben Doroci dhuron 900 euro për 30 familje nevojtare

Mërgimtari mitrovicas Arben Doroci- Beni ka dhuruar donacion në vlerë prej 900 eurosh për 30 familje në nevojë në Islamic Relief Kosova, njofton “Mitropol”.

Koordinatori i kësaj organizate në Mitrovicë, Liridon Kurti ka falënderuar publikisht mërgimtarin duke uruar që Zoti ta shpërblejë atë dhe familjen e tij dhe t’i jep shëndet e bereqet.

“Aksioni për grumbullimin e të hollave për pako ushqimore dhe iftare tashmë ka filluar dhe mund të kontribuoni secili prej jush.”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe:  Ky është shoferi me ‘Porsche’ që u kap nga Policia me armë e municion në Gjilan