Gjermania po kërkon mijëra kamarierë dhe kuzhinierë, restoranti ofron pagë 11 mijë euro në muaj

11,000 euro në muaj mund të fitojë një kuzhinier ose kamerier që punësohet në një restorant në Soderstorf (Saksonia e Ulët) në Gjermani. Kjo është paga që ofron restoranti nga vendi i përmendur.

Sipas Der Spiegel, pronari i restorantit po përpiqet me dëshpërim të gjejë stafin që i mungon.

Vështirë se ndonjë industri tjetër në Gjermani ka vuajtur aq shumë nga pandemia sa industria e restoranteve dhe hotelerisë, shkruan Spiegel.

Biznesi tani po rritet, të ftuarit po kthehen, por gastronomisë i mungojnë dhjetëra mijëra punonjës. Industria e restoranteve vuan nga mungesa e punëtorëve.

“11,000.00 euro. Që tani e tutje!” – me këtë shenjë Philipp dhe Christine von Stumm reklamojnë në Soderstorf në Saksoninë e Ulët gjetjen e punëtorëve të ri, shkruan Indeksonline.

Ata janë pronarë të një restoranti ku zhvillohen seminare dhe evente të ndryshme.

Në teori, Philipp von Stumm tha për mediat gjermane, se ai mund të organizojë 50 dasma këtu çdo vit.

Lexo edhe:  Momenti kur protestuesi serb e godet me sa mundet policin kosovar