Gjermania ndez “motorrët politikë” për hyrjen e Kosovës në KiE (VIDEO)

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox, javën që shkoi, për disa ditë qëndroi në vizitë zyrtare në Gjermani.

Klan Kosova merr vesh se një nga “top temat” e bisedave të Kox në Berlin me politikanë të shumtë gjermanë ka qenë aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës.

Bisedat janë bërë mbi idenë dhe angazhimin e fortë, sidomos të Gjermanisë, që aplikimi i Kosovës për KiE të hyjë ne rend dite gjatë takimit të Këshillit të Ministrave të KE-së që mbahet në fund të vitit nën kryesimin e Irlandës.

Anëtarja e Komisionit Kuvendor për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, tha se “Kosova duhet të rrisë angazhimin për të lobuar te vendet mike qē deri në dhjetor ta finalizojë hyrjen në Këshill të Evropës” që llogaritet si organizata më e vjetër politike e Evropës.

Kosova dorëzoi aplikimin më 12 maj në Strasburg të Francës ku e ka selinë qendrore Këshilli i Evropës.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes polici i Kosovës nga Shupkovci i Mitrovicës