Gjenerali Rrahman Rama takon shokët e luftës
Gjenerali Rrahman Rama ka takuar sot shokët e luftës nga Zona Operative e Shalës.
Rama ka thënë se takimi me ta e motivon të punojë për ditë më të mira, shkruan “Jepi zë”.
“Kam takuar shokët e luftës nga Zona Operative e Shalës dhe kemi kthyer kujtime e biseduar për të ardhmen. Takimi me këta burra që kemi kaluar kohëra të vështira bashkë, më jep energji që të punojmë për ditë më të mira”, ka shkruar Rama.