Gjendje alarmante në Prishtinë – Qytetarët kërkojnë ndihme tek Drejtoria e Emergjencave

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të kryeqytetit.

Lidhur me gjendjen për Klankosova.tv ka folur drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica.

Fusha tha se “gjendja momentale është e rëndë”.

“Jemi në Qendrën Operative duke pranuar shumë thirrje të qytetarëve. Gjendja momentale është tejet e rëndë. Aktualisht jemi duke bërë listën e prioriteteve. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar”, tha Fushtica.

“Edhe dy ekipe kujdestare të zjarrfikësve janë në punë”, tha ai.

Lexo edhe:  “Legen”, “amebë”- Debat i ashpër mes Bashës së VV-së dhe Kastratit të PDK-së