Gjendet shtetasi i huaj i cili kishte humbur dje në Malet e Sharrit
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili ishte humbur dje në zonën e qendrës skitare të Brezovicës. Ai ishte shtetas i huaj.
ShKShMK-ja dje në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një operacion në malet e Sharrit.
Personi i humbur është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas një kohë të shkurtë është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve.
Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka patur të ftohtë.
Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës”, thuhet në njoftimin etyre