Gjendet shëndoshë e mirë 7-vjeçari kosovarë që kishte humbur në plazhin e Shëngjinit
Një fëmijë 7-vjeçar nga Kosova është gjetur i sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore në plazhin e Shëngjinit, pasi ishte larguar nga prindërit e tij.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga nëna e fëmijës, një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte humbur dhe nuk po arrinte ta gjente.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e rendit, patrullat me biçikleta dhe vrojtuesit bregdetarë u angazhuan menjëherë dhe nisën kërkimet.
Pas rreth një ore kërkimesh intensive, policia arriti ta lokalizojë të miturin dhe ta kthejë pranë nënës së tij.
Nëna e fëmijës ka falënderuar Policinë dhe vrojtuesit për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e fëmijës.