Gjendet shëndosh e mirë gruaja nga Skenderaj që u raportua e zhdukur nga familjarët e saj

Mëngjesin e ditës së djeshme, disa familjarë të një gruaje nga fshati Kopiliq i Poshtëm i Skenderajt, raportuan në Polici se 48-vjeçarja ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet gjë për fatin e saj.

Sinjali mëson se pas rreth 12 orëve që nuk dihej se ku është, gruaja e zhdukur u gjet në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

48-vjeçarja ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe fillimisht është dërguar në stacion policor për të dhënë deklaratë, mirëpo nuk ka qenë në gjendje që të flasë. Pas kësaj është dërguar në shtëpi te familjarët e saj.

Të njëjtit kanë deklaruar se gjendja e saj është e mirë dhe nuk kanë dyshime se ajo mund të jetë keqpërdorur nga ndonjë person.

Lexo edhe:  Aksident me fatalitet në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, vdes një person