Gjendet pa shenja jete një mashkull në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:12 është gjetur një mashkull pa shenja jete në Drenas.

Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në QKMF-në e Drenasit, por që është konstatuar se ai kishte vdekur.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim