Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Është gjetur pa shenja jete një grua në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, përcjell Klankosova.tv.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.