Gjendet pa shenja jete një burrë në Obiliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se me të marrë informacionin sot rreth orës 06:00 të mëngjesit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo shtoi se Policia po i heton rrethanat e këtij rasti.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.”

Lexo edhe:  Mërgimtari e ndërron mbiemrin nga “Beqiri” në “Dardania”: Zviceranët mendonin se isha arab