Gjendet një person i vdekur në Obiliq, Policia nis hetimin

Të mërkurën pak minuta pas mesnatës një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  44-vjeçari ikë për të disatën herë nga Enti Special në Shtime, ‘meraku’ i tij të marrë veturat e qytetarëve