Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar si i zhdukur para tre ditësh nga familjarët në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët para tri ditësh në fshatin Baicë e Istogut, raporton Express.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.

“Fsh. Baicë, Istog   10.01.2024-20:00. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 12.01.2024 nga familjarët është gjetur viktima mashkull  kosovar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Zhdukjen e tij e kishte raportuar në Polici vëllai i tij.

Lexo edhe:  Vapë e madhe, KRU “Mitrovica” le pa ujë banorët e Skenderajt!