Gjendet i vdekur një person në qendër të Pejës

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rreth orës 07:45 janë njoftuar së në vendin e njohur si “Qarshia e gjatë” në Pejë është gjetur një person pa shenja jete.

“Mjekuj kujdestar në këtë rast e ka konstatuar vdekjen”, tha ai.

Po ashtu Gashi theksoi se në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente duke shikuar nga afër rastin për të ditur më tepër detaje.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që po kërkohet nga Policia për vrasjen në Prizren