Gjendet i vdekur një person në një hotel të Klinës

Një person është gjetur i vdekur në një hotel në Klinë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, derisa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë  Gashi.

Ndërkaq policia është duke vazhduar me hetimin për rastin.

Lexo edhe:  Vdes një punëtor në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar