Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në qytetin e Pejës. Ai është gjetur u vdekur në banesën e tij bënjë të ditur policia rajonale.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur të dielen rreth orë 15:30 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen ” Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete.

Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes””, ka thënë Rugova.

Lexo edhe:  11 të prangosur për rastin e 11-vjeçares, si u keqtrajtua seksualisht? (VIDEO)