Gjendet i vdekur një burrë në një punëtori në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në një punëtori në Gjakovë. Rasti është iniciuar nga Policia e Kosovës si “hetim i vdekjes”.
Gazeta Insajderi e ka konfirmuar lajmin përmes zëdhënësit të policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Viktima mashkull i moshës madhore rreth orës 11:40 është gjetur pa shenja jete, në një punëtori në rrugën “Mihal Grameno” -Gjakovë, vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore . Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj.