Gjendet i vdekur një burrë në një banesë në Fushë-Kosovë
Një burrë është gjetur pa shenja jete të mërkurën në një banesë në Fushë-Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se informatën e ka pranuar rreth orës 20:00.
“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”.
“Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.