Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, me të ishte një vajzë 27 vjeçe
Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.
Siç merr vesh Sinjali, viktima është i moshës 65-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajzë të moshës rreth 27-vjeçare.
Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.
Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.