Gjendet i vdekur një 55 vjeçar në Pejë

Sot një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Wesly Clarck”, në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin , Fadil Gashi, cili tha se ekipet e hetuesisë ndodhën në vendngjarje.

“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Mendohet të jetë i moshës rreth 55 vjeçare. Vdekja është konstatuar nga emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”, tha Gashi.

Lexo edhe:  Detajet e fundit nga krimi në Durrës: Djali vrau babain që u gjet i groposur në shtallën e lopëve, motra dhe vëllai e ndihmuan