Gjendet e vdekur një grua në Pejë

Një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se policia dhe ekipi mjekësor kanë konstatuar vdejken e së ndjerës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Pejë 22.05.2024-09:30.  Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti po vazhdon të hetohet, sipas policis

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – dyshohet për dy vepra penale