Gjendet 15-vjeçarja e zhdukur në Prizren, dyshohet se u dhunua nga i dashuri i saj

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie.

Një rast i tillë i trishtë që dyshohet se ka ndodhur nga muaji maj në qytetin e Prizrenit dhe viktimë kësaj radhe ishte një vajzë 15-vjeçare, e cila fillimisht u raportua e zhdukur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pasi e mitura u gjet eka njoftuar Policinë dhe familjen se ka qenë me një 36-vjeçar, me të cilin është në lidhje dashurie që rreth 6 muaj, e më të cilin kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Informacionet e para që u zbuluan pas gjetjes së vajzës aktivizuan Policinë për ta identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin për këtë rast. Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për R.G., i cili është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Të njëjtat burime thonë se gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet dhe ka rrëfyer se si u lidh me të miturën.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.

Lexo edhe:  Zbulohen emrat e punëtorit dhe klientit që u bënë "llom" duke u rrahur në Shell